Wednesday, May 8, 2024

Kristjan Asllani gjen rrugën e rrjetës në Itali, mesfushori i shënon Interit

Mesfushori shqiptar i Empolit, Kristjan Asllani ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin italian dhe golin e parë të tij e ka shënuar ndaj Interit.

28-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 28-të të pjesës së parë, duke shmangur portierin Samir Handanoviç dhe më pas e dërgoi topin në portë.

Megjithatë, paraqitja e tij mjaft e mirë dhe goli i shënuar, nuk e ndihmoi Empolin të dilte nga “San Siro” me një rezultat pozitiv.

Empoli nuk arriti të ruante kryesimin 0-2, teksa Interi përmbysi ndeshjen duke fituar me shifrat 4-2 dhe tashmë ndodhet përkohësisht në krye të tabelës me 78 pikë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë