Wednesday, May 8, 2024

Ekonomia gjermane tkurrje edhe në 3 mujorin e fundit, Bundesbank: Rimëkëmbja do të jetë e vështirë

Ekonomia e Gjermanisë ka të ngjarë të tkurret përsëri këtë tremujor dhe rimëkëmbja e saj do të jetë e vështirë, edhe nëse ka disa shenja se një përmirësim mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kështu u shpreh Bundesbank në një raport ekonomik mujor të prezantuar këtë të hënë, shkruan Reuters.

Duke vuajtur nga një recesion i thellë industrial, Gjermania ka qenë ndër ekonomitë më të dobëta në Evropë.

“Prodhimi ekonomik ka të ngjarë të bjerë përsëri pak në tremujorin e katërt të 2023,” tha Bundesbank për ekonominë më të madhe të bllokut të monedhës 20-vendesh. “

Ekonomia gjermane do të rikuperohet vetëm me vështirësi nga periudha e dobësisë që ka vazhduar që nga shpërthimi i luftës kundër Ukrainës”, thuhej ndër të tjera.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë