Barazim me shije kualifikimi për Bayer Leverkusen në transfertë ndaj West Ham.
Kampionët e saposhpallur të Bundesligës, iu falën triumfit 2-0 në shtëpi në takimin e parë, duke festuar kështu kualifikimin.
Anglezët shënuan shpejt me Antonio, por shpresat e tyre u shuan në limitet e kohës së rregullt, kur Frimpong barazoi shifrat.
Gjermanët do të përballen në gjysmëfinale me Romën.