Monika Kryemadhi vendosi të mos e sfidojë bashkëshortin e saj, e as të bëjë fraksion brenda partisë, që pas hyrjes së Metës në Presidencë, në 2017, e drejtoi deri në rikthimin e tij në 2022.
Përplasja mes tyre megjithatë ndodhi që para se të mblidhej Konventa Kombëtare e thirrur nga Meta, e cilësuar si historike.
Në historinë e re që po nis Ilir Meta me Partine e Lirisë, që bën 20 vjeç, nuk ka shumë vend bashkëshortja e tij, Kryemadhi. Dhe vetë ajo e ka pranuar fatin e saj politik.
Por nuk e kurseu Metën që ia fshiu me një të rënë të lapsit kontributetet e saj në ish-LSI.
Ilir Meta e distancoi bashkëshorten me nje ndryshim në statut, që largon nga strukturat drejtuese anëtarët e së njëjtës familje. Ajo në vijim do të jetë thjesht një deputete, ndërkohë të tjerë janë ngjitur në strukturën partiake.