Monday, October 14, 2024

Duel spektakolar/ Borussia Dortmund përmbys Atletico Madrid, “verdhezinjtë” në gjysmëfinalen e Champions League

Borussia Dortmund ka fituar me rezultatin 4-2 në shtëpi përballë Atletico Madrid, duke qenë gjermanët ata që do t’i bashkohen PSG në gjysmëfinalen e Champions League.

Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin e parë 2-1 në Spanjë. Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimi perfekt nga Mats Hummels.

Pesë minuta më vonë, Marsel Sabitzer shërbeu për mrekulli Jan Matsen, që shënoi për 2-0.

Në minutën e 49 ishte një autogol i Humels që mbajti gjallë ëndrrën e Atletikos së Madridit.

Në minutat 71 dhe 74 ishin golat e Fulkurg dhe Sabitzer që i dhanë Borussia Dortmund kualifikimin në gjysmëfianle.

Çifti i parë gjysmëfinalist i Champions League do të jetë Borussia Dortmund-PSG.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë