Wednesday, May 8, 2024

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare rritje 3.5% gjatë 2023, inflacioni në rënie progresive

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% gjatë vitit 2023, dhe do të shënojë rritje të mëtejshme në vitin 2024.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ekonomisë, Sejko u shpreh se inflacioni ka pasur rënie progresive.

Ndër të tjera, Sejko shtoi se borxhi publik dhe ai i jashtëm janë në rënie.

“Sfidat me të cilat përballemi mbeten serioze dhe komplekse. Të gjithë aktorët institucionalë duhet të jenë të vëmendshëm ndja zhvillimeve ekonomike. Projekt buxheti i vitit 2024 merr jetë në një kontekst të favorshëm. Ekonmia shqipare është përballur me sfida në 4 vitet e fundit, pandemia, tërmeti dhe pasojat sociale dhe ekonomike të luftës në Ukrainë. Këto kanë pasur një faturë të lartë financiare por ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë.

Për pasojë, për rekuperimit në vitet 2021-2022, aktiviteti ekonomik është rritur në vitin 2023. Ekonomia shqiptare pritet të rritet 3.5% gjatë vitit aktual dhe të shënojë një rritje të mëtejshëm vitin e ardhshëm. Inflacioni ka shënuar rënie progrsive në vitin 2023, deficiti buchetor është në reduktim, borxhi publik dhe i jashtëm ka rënë. Politika fiskale projektohet të ruajë kahun e vet konsolidues në vitin 2024”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë