Mesfushori shqiptar i Empolit, Kristjan Asllani ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin italian dhe golin e parë të tij e ka shënuar ndaj Interit.
28-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 28-të të pjesës së parë, duke shmangur portierin Samir Handanoviç dhe më pas e dërgoi topin në portë.
Megjithatë, paraqitja e tij mjaft e mirë dhe goli i shënuar, nuk e ndihmoi Empolin të dilte nga “San Siro” me një rezultat pozitiv.
Empoli nuk arriti të ruante kryesimin 0-2, teksa Interi përmbysi ndeshjen duke fituar me shifrat 4-2 dhe tashmë ndodhet përkohësisht në krye të tabelës me 78 pikë.