Saturday, July 27, 2024

PSG nuk çan “murin e verdhë”, Dortmund i falet Fullkrug për të mposhtur francezët

PSG nuk arrin të çajë “murin e verdhë”. Borussia Dortmund ka triumfuar në “Signal Iduna Park” me rezultatin minimal 1-0 përballë PSG, duke lënë të hapur ndeshjen e kthimit.

Heroi i aktit të parë gjysmëfinal ishte Fullkrug me golin e realizuar në minutën e 36. Topi shkoi në thellësi për Fullkrug i cili iu shmang pozicionit jashtë loje dhe i vetëm përpara portierit Donnarumma nuk gaboi.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë, skuadra mike rriti presionin për të barazuar rezultatin. Madje skuadra e Luis Enrique i shkoi dy herë pranë golit, teksa vetëm shtylla i ndali nga festa.

Fillimisht ishte Mbappe që shënjestroi shtyllën e majtë pingule, ndërsa disa sekonda më pas, Hakimi u ndal nga shtylla e djathtë pingule.

Në ndeshjen e kthimit që do të luhet më 7 maj në “Parc De Prince”, PSG do të tentojë përmbysjne për të arritur në finalen e madhe që do të luhet në “Wembley”, ndërsa Borussia Dortmund do të kërkojë të ruajë rezultatin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë