Saturday, July 27, 2024

Vettingu/ Dumani: SPAK nuk është indiferent ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA

Altin Dumani thotë se SPAK nuk është indiferent ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA, në lidhje me procesin e vettingut.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Dumani u shpreh se nga vendimet e tyre, SPAK merr indicie për të kryer ndjekje penale dhe hetime pasurore.

“Unë e kam sqaruar më parë. Duhet të merret në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me subjektet që i nënshtrohen vettingut. Ne kemi kompetencë, te gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe në raport me këto subjekte, ne kemi proceduar penalisht, kemi dërguar për gjykim, disa anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut.

Kemi edhe vendime fajësie, pikërisht për këtë kategori subjektesh që janë në kompetencën tonë. Kemi edhe hetime pasurore, kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurisë, janë sekuestruar dhe janë në proces konfiskimi, pasuri të subjekteve që ne i kemi akuzuar. Ne nuk jemi indiferentë ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA.

Ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA, kemi pasur raste, me iniciativën tonë, ne kemi regjistruar procedim penal, për prokurorë dhe gjyqtarë, ku merret nga leximi i thjeshtë i një vendimi, përfitojmë indicie se mund të nisim procedim penal. Sa i takon subjekteve që janë në kompetencën tonë, ka qjytarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që i kemi në ndjekje penale, por edhe në hetim pasuror”, theksoi ai

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë