Wednesday, May 8, 2024

Ekonomia gjermane u tkurr në vitin 2023, por shmangu recesionin

Ekonomia gjermane u tkurr në vitin 2023, për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, çmimeve të larta të energjisë dhe kërkesës së dobët të huaj, por shmangu një recesion në fund të vitit.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr me 0.3% gjatë gjithë vitit 2023, tha të hënën Zyra Federale e Statistikave, shkruan Reuters.

“Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik u lëkund në Gjermani në vitin 2023 në një mjedis që vazhdon të shënohet nga kriza të shumta”, deklaroi në Berlin, Ruth Brand, presidente e zyrës së statistikave.

Rënia e PBB-së gjatë gjithë vitit ishte në përputhje me parashikimin e analistëve të anketuar nga Reuters.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë