Thursday, April 18, 2024

Video/ Më në fund, vjen magjia e parë e Messi-t në Ligue 1

PSG ka mundur 3-1 Nantes në javën e 14-të të Ligue 1. Një fitore e vuajtur dhe me fat për parisienët.

Një devijim i Mbappe ka kaluar në avantazh skuadrën e Pochettino-s pas dy minutash lojë, duke krijuar përshtypjen se gjithçka do të ishte e lehtë për vendasit. Por nuk ka qenë kështu.

Kjo edhe për shkak të dalje së gabuar të Navas në minutën e 65-të, që i ka kushtuar portierit kartonin e kuq dhe ka lënë me 10 lojtarë PSG.

Miqtë kanë përfituar nga superioriteti numerik 12 minuta më mbrapa, duke barazuar me Kolo Muani.

Tetë minuta para fundit, ka ardhur befasia për Nantes pas autogolit të Appiah, që ka kthyer në avantazh vendasit.

Pesë minuta më mbrapa ka ardhur momenti i shumëpritur në Paris, goli i parë i Leo Messi-t në kampionatin francez.

Argjentinasi ka tundur rrjetën me një goditje të bukur nga jashtë zone më të majtën dhe ka fiksuar shifrat në 3-1.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë