Friday, May 17, 2024

Shpërthim i fuqishëm në Somali, 8 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 persona janë plagosur pasi shpërthimit të një makine ku ishin vendosur lëndë plasëse në kryeqytetin Mogadishu në Somali.

Shpërthimi ndodhi afër një shkolle ku mësohet se në mesin e të lënduarve janë edhe nxënës.

Abdiasis Abu Musab, zëdhënësi i operacioneve ushtarake të Al Shabaab, konfirmoi se grupi islamik kishte kryer sulmin dhe tha se ata kishin në shënjestër një autokolonë të OKB-së.

Ende nuk dihet nëse ndonjë pjesëtar i personelit të OKB –së është plagosur apo ka mbetur i vrarë.

Al Shabaab ka vite që lufton qeverinë qendrore të Somalisë, duke kërkuar të marrë pushtetin.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa muret e shkollave u shembën dhe disa makina u shkatërruan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë