Friday, April 26, 2024

Nesër mblidhet grupi parlamentar i PD

Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj ka njoftuar që mbledhja të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00 në selinë e PD, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.

“Përshëndetje!

Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Në këtë mbledhje janë dhe anëtarë nga Komisioni i Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, por ky i fundit, nuk do të jetë i pranishëm për shkak se është i përjashtuar nga grupi parlamentar.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pasi deputetët e PD-së kanë kërkuar që të ulen në tavolinë për të negociuar një zgjidhje të përbashkët për situatën brenda kampit opozitar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë