Friday, November 8, 2024

SPAK “divorcon” Metën nga Berisha

Ilir Meta duket se ka vulosur ndarjen nga Sali Berisha. Për një kohë të gjatë kreu i PL qëndroi i distancuar prej tij, teksa duket se tani është rikthyer “fuqishëm”. Çdo mëngjes shfaqet në palestër, vrapon maleve dhe hipën mbi hekura.

Sot Meta ju rikthye disfatës së zgjedhjeve vendore dhe paralajmëroi se nuk do të ketë më koalicion me Berishën. Me gjasë në zgjedhjet që vijnë ai do të shkojë i vetëm, teksa ja faturoi humbjen në 14 maj Saliut.

Meta deklaroi hapur se Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk funksionoi. Pra qetësia dhe dashuria mes tyre duket se mori fund.

“Në zgjedhjet e fundit vendore kur edhe një pjesë e përfaqësuesve të PD-së ishin të shqetësuar pse unë vija mbështesja kandidatin e përbashkët, se ajo nuk kishte shance për të fituar, në vend që të gjithë të bashkoheshin për fitoren e opozitës këtu. Në këtë e pamë në Fier kur vajta të vizitoja selinë e kandidatit të përbashkët, që ishte më e madhe se ajo e Donald Trump dhe ku dera ishte e mbyllur. E pamë këtë kudo. Koalicioni Bashke Fitojmë nuk funksionoi. Nëse do të kishte funksionuar, do të kishte fituar. Fakti që koalicioni bashkë fitojmë nuk fitoi tregoi që nuk funksionoi. E tregon dhe këshilli bashkiak këtu. Opozita lokale këtu është ku thërret qameti”, deklaroi Ilir Meta nga Korça.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë