Wednesday, May 8, 2024

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin/ Voton Bujar Osmani: Zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen e vendit

Kandidati shqiptar për president i koalicionit Fronti Europian, Bujar Osmani ka hedhur votën e tij, teksa këtë të mërkurë në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Për Osmanin, këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit, teksa inkurajoi qytetarët të dalin dhe të votojnë.

“Uroj zgjedhje të lira dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në votime. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Sot shpresoj fillimisht, zgjedhjet do të kalojnë në rang më të mirë”, theksoi ndër të tjera Bujar Osmani.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, të cilët duhet të zgjedhin mes shtatë kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare garojnë me dy kandidatë. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë