Friday, May 17, 2024

“Babale”, nuk ka vendim për Ervin Salianjin. Shtyhet procesi në gjykatë, caktohet seanca e radhës

Ende nuk ka një vendim për deputetin demokrat, Ervin Salianji në lidhje me çështjen “Babale”, pasi seanca e kësaj të premteje, u shty me datë 24 prill, ora 10:00.

Jetmir Olldashi ka kërkuar përjashtimin e Iliba Bezatit, pjesë e trupës gjykuese bashkë me Elona Toro dhe Genti Shala.

Salianji është parë jashtë gjykatës, i shoqëruar nga deputetët demokratë, Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Luan Baçi, Saimir Korreshi e disa të tjerë.

Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë