Thursday, March 28, 2024

Francë, identifikohet një variant i ri i koronavirusit

Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Francë. Rasti në zbuluar në Bannalec, e cila është një komunë me 5600 banorë në rajonin e Bretagna-s.

Gazeta ‘Le Télégramme’ shkruan se autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 24 raste deri më tani: 18 nxënës dhe 6 të rritur në kontakt me ta, të cilët janë infektuar në shkollën “Mona Ozouf”.

Rastet e para janë zbuluar më 15 tetor, por bëhet fjalë për një variant të ndryshëm nga ato në qarkullim saqë u desh shumë kohë për ta identifikuar. Pas rasteve pozitive, në shkollën “Mona Ozouf” fillimisht janë mbyllur dy nga 12 klasat, pasuar nga të tjera në ditët në vijim.

Nuk dihet ende asgjë për rrezikshmërinë apo nivelin e infektimit të këtij versioni të ri. Deri më tani ishin zbuluar 3 variante të tjera të koronavirusit, varianti delta, i cilësuar si më i rrezikshmi, varianti Lampda dhe varianti B.1.621.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë