Friday, April 26, 2024

Dy shpërthime trondisin Shkodrën, njëri pranë biznesit të ish-kandidatit të PD-së

Shkodra është tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës.

Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”. Më konkretisht bëhet fjalë për një qendër tregtare në pronësi të ish-kandidatit të PD për kryetar bashkie, Xhemal Bushati ndërsa shpërthimi tjetër pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit.

Vetë Bushati jeton në katin e tretë të objektit, ku ndodhi shpërthimi në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa biznesin e tij e kishte në katin e parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë