Sunday, May 19, 2024

Aksident me vdekje në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Qerret-Durrës.

Një makinë ka përplasur tre këmbësorë e për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Dy personat e tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë