Friday, April 26, 2024

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Meta i përgjigjet deklaratës së Bashës

Në një intervistë në RTV Ora, presidenti Ilir Meta tha se nuk ndryshon asgjë nga deklaratat e tij lidhur me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Ai theksoi se nuk është problem trekëndëshi, por problemi kryesor është mos mbajtja e përgjegjësive nga politikanët dhe katërkëndëshi për kapjen e shtetit.

Ilir Meta: Është e drejta e tij edhe të bëjë lapsuse edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij të lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim, jam përpjekur që të mos gabojë rëndë. Sa herë më ka kërkuar ndihmë e kam ndihmuar dhe telefonin tim e kam pasur të hapur. Por dua të them se politikanët shqiptarë duhet të mbajnë përgjegjësi. Sepse jemi në një situatë kur vihet në pikëpyetje legjitimiteti i PD-së, pas parlamentit. Nuk është problemi i trekëndëshit, ai është problemi i tij. Këtu problemi kryesor është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të cilave ai nuk mund t’ua shkarkojnë të tjerëve, sidomos Ilir Metës, si president dhe asi politikan aktiv me të cilin ka pasur një marrëdhënie. Ky është një katërkëndësh që ka si rezultat kapjen e shtetit. Bojkoti i reformës në drejtësi, asaj territoriale, djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushteitn lokal, janë përgjegjësi që nuk u ikën dot.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë