Home KRYESORE Thirrja e Berishës: FBI dhe Kongresi në SHBA të hetojë veprimtarinë e...

Thirrja e Berishës: FBI dhe Kongresi në SHBA të hetojë veprimtarinë e Yuri Kim-it

0
64
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar FBI-së dhe Kongresit Amerikan që të hetojë veprimtarinë e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se historia e gjobave në Shqipëri ndaj politikanëve apo biznesmenëve, nuk lidhet vetëm me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, por edhe me Yuri Kim.

Sipas Berishës, nëse Agron Neza dhe Dorian Duçka gjobitën një seri biznesmenësh, atë e bënë në emër të FBI-së.

“E vërteta është se historia e gjobave nuk është vetëm veprim i McGonigal dhe famëzinjve të tij, Duçka dhe Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. Siç denoncoi haptaz dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të blacklistuar dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Ky realitet jo vetëm që nuk u përgënjeshtrua nga Yuri Kim, por ajo thërriste biznesmenë dhe i kërcënonte në ambasadë me blacklistim nëse mbështesin Sali Berishën. Një lukuni e tërë u lëshua mbi biznesmenët shqiptarë për t’i gjobitur ata në mënyrën më antinjerëzore. Vizat, i përdori në këtë funksion Yuri Kim.

Edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, të hetojë veprimtarinë e saj dhe të personave që janë marrë me vizat. I bëj thirrje FBI-së të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare. I bëj thirrje Kongresit të SHBA, të hetojë në mënyrë të veçantë dosjen shqiptare të kësaj afere, implikimet e padiskutueshme, terrenin në funksion të kësaj gjobëvënie të shpifur, të turpshme. Sepse në këtë mënyrë do të mund të merren të gjitha masat, do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Nëse Agron Neza dhe Dorian Duçka gjobitën një seri biznesmenësh, atë e bënë në emër të FBI-së. Ne do kontribojmë, do përpiqemi. Komisioni hetimor do krijohet do apo nuk do Edi Rama”, theksoi kryedemokrati.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here