Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shtyrë vendimin në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Vendimi do të merret të premten në orën 10:30.
“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plafrome komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Përfaqësuesja e Fredi Belerit, avokatja Klodiana Gjyzari kërkoi që nuk mund të jepet një vendim për mandatin e Belerit, pa qenë ai i pranishëm dhe të japë argumentet e tij.
“Kam një kërkesë për të lejuar në seancë të subjektit të Alfred Belerit, sipas nenit 88 të kodit të procedurave administrative, rezulton që ky subjekt nuk është njoftuar në lidhje me fillimin e procedurës dhe për këtë shkak, që kërkon që të dëgjohet në këtë proces, t’i jepet të dëgjohet duke qenë se është subjekt i lidhur drejtpërsëdrejti në lidhje me vendimmarrjen. T’i dërgohet kopja e dosjes administrative që të japë shpjegimet e tij dhe të merren parasysh në këtë procedurë sepse nuk mund të merret një vendim përfundimtar pa u dëgjuar Beleri”, tha ajo.
Beleri u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhjet lokale. Emri i tij u propozua nga listat e “Koalicioni Bashkë Fitojmë”: nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por, gjatë 13 muajve në paraburgim Beleri nuk e ushtroi detyrën e tij edhe as u betua.
Sipas ligjit për dekriminalizimin përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënua me burgim, me vendim të formës së prerë apo për një krim.
Akualisht, Bashkia e Himarës drejtohet nga Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 qershor për arsye personale dhe largimit të Jorgo Goros, i cili ndodhet në qeli.
Nga dënimi i formës së prerë të Belerit, llogaritet që së bashku me kohën e paraburgimit ai të lërë qelinë në muajin tetor të këtij viti.