Friday, October 11, 2024

Kurti: Vendimi për targa, pasi të vërtetohet zbatimi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pasi Policia e Kosovës do të vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin për pranimin e targave të Republikës së Kosovës, ekzekutivit kosovar do të marrë vendimin “e barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore”.

Në mbledhjen e qeverisë, më 27 dhjetor, Kurti tha se Serbia po e përdor çështjen e targave për të ulur presionin ndërkombëtar ndaj saj, si dhe “për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë më 25 dhjetor se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që do ta mundësojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë.

“… ky veprim i Serbisë që, më shumë se konstruktiv dhe hap drejt normalizimit, është një manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për të Kosovës, për hir të pushtetit në Beograd”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë