Friday, April 19, 2024

‘Foltorja’ e Kurbinit/ Berisha 1 minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti: Asnjë zyrtar nuk u dënua

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte ka zhvilluar takim me demokratët në Kurbin.

Berisha e ka nisur foltoren duke mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti që goditi vendin dy vite më parë.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se sot pas dy vitesh shumica e banorëve janë pa stresin, ndërsa shumë familje të tjera janë në çadra, ndërsa theksoi se asnjë zyrtar nuk është vendosur para përgjegjësisë pasi sipas tij i la banorët të jetonin në pallatet të cilat fillimisht u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit.

Sali Berisha: ”51 gra , burra fëmijë , humbën jetën në rrënoja t e tërmeti që goditi vendin. Në Kurbin dhe në Thumanë viktimat siç e dini ju ishin një krim i mirëfilltë shtetëror, pasi pallatet e viktimave u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit, por një qeveri e papërgjegjshme , një qeverie  cila ka si objekt kryesor grabitjen , plaçkitjen e çdo gjëje, ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme i la banorët e tyre në mëshirë të fatit, për tu marrë jetën një tërmet tjetër që erdhi dy vite më parë. Sot për 51 viktima, për shembjen e qindra ndërtimeve jashtë standardeve para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar asnjë qeveritar dhe kjo është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre,. Ftoj të mbajmë një minut heshtje për të nderuar kujtimin e tyre”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë