Saturday, May 18, 2024

116 viktima nga Covid-19 vetëm në muajin Janar

116 persona kanë humbur jetën në 31 ditët e Janarit si pasojë e infektimit me koronavirus. Ekspertët vlerësojnë se fatalitetet kanë ardhur për një sërë arsyesh, ku kryesore është mungesa e vaksinimit.

“Ajo që ne shohim në mënyrë konsistente janë njerëz të pa imunizuar më parë në 90% të rasteve, pra as s’e kanë kaluar as janë vaksinuar. Janë mosha më të mëdha, treçereku janë 55 e lartë, më rrallë mosha të reja që shtrohen në spital, janë njerëz me sëmundje, ky emërues i përbashkët vazhdon dhe qëndron stabël”.

Vaksinimi mbetet zgjidhja më e mirë për të parandaluar format e rënda dhe fatalitetet tek të sëmurët kronikë, dhe moshat e mëdha.

“Kjo kategori është kategoria më në risk, që do të thotë automatikisht vaksinën kanë si nivel të parë mbrojtje që mbron shumë ndaj formave të rënda. Fatmirësisht Omicron ka risk më të vogël për të çuar në spital, por ky risk zvogëlohet dhe më tej në qoftë se je i vaksinuar”.

Pavarësisht përhapjes së virusit, që sipas ekspertëve vlerësohet me intensitet të lartë qarkullues, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të fataliteteve në rajon. Ekspertët thonë se rënia e rasteve të reja ditore me Covid, do të reflektohet në javët e ardhshme edhe në rënien e numrit të pacientëve në spitale por edhe të fataliteteve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë