Saturday, July 27, 2024

Zjarr në urgjencën e QSUT-së, evakuohen pacientët dhe stafi mjekësor

Një zjarr ka rënë mëngjesin e të dielës, rreth orës 05:30, në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, zjarri ka rënë në bodrum.

Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar, ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkaq, një reagim ka pasur edhe QSUT, ku ka deklaruar se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë