Një zjarr ka rënë mëngjesin e të dielës, rreth orës 05:30, në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se si pasojë e një shkëndije, zjarri ka rënë në bodrum.
Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij nuk ka persona të dëmtuar, ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq, një reagim ka pasur edhe QSUT, ku ka deklaruar se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.