Thursday, October 10, 2024

“Nuk i përgjigjem akuzave të non gratave”, Rama: Asnjë familjar i imi nuk ka përfituar nga fondet publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk i përgjigjet akuzave të personave “non grata”, duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar për miliona euro fluturime.

Megjithatë, në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë nënvizoi se dëshironte të bënte një sqarim në lidhje me këtë.

Rama u shpreh se ai udhëton në dy mënyra, dhe shtoi se asnjë familjar i tij nuk ka përfituar nga fondet publike.

“Më vini në pozitë pak të vështirë, sepse ndërkohë që unë nuk jam i prirur që të komentoj akuzat e dikujt që është subjekt i listës së zezë të SHBA, dhe Britanisë së Madhe për korrupsion madhor  dhe për minim të demokracisë, dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri, për ato arsye që i dini, pyetja më vjen nga ju, gazetar dhe shmangia do të krijonte keqkuptim të padrejtë me personat që citove. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë, kurrë. Kurrë. Në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes sime, nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

Dhe jo vetëm kaq, por meqë po ma jepni këtë mundësi, dua ta mësojnë të gjithë, edhe ata të cilët mbase mund të impresionohen nga akuza absurde për miliona euro të shpenzuara për fluturime që unë dhe në të gjitha rastet që anëtarë të familjes sime udhëtojnë me mua, udhëtoj në 2 mënyra.

Në rastet e vizitave zyrtare apo të punës sime si kryeministër, me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera, me avonët e linjave si të gjithë shqiptarët, eknomik dhe me shpenzimet e mia dhe të familjes. Në të gjitha rastet kur ka ndodhur që unë të kem vizitë pune dhe bashkëshortja ime të më shoqërojë, jo si pjesë e vizitës së punës, apo fëmijët me ne, e kemi paguar vetë, nuk e ka paguar shteti. E bëj këtë sqarim, sepse dua të sjell një shembull, për mënyrën si e kuptoj unë dhe ne në familjen tonë detyrën time. Asnjë nga këto akuza, nuk shkon deri në fund, kur mbetet midis se çfarë thotë njëri dhe çfarë thotë tjetri. Duhet që ju, t’i verifikojë këto që po them unë. Nëse ka diçka që nuk shkon, ta ekspozojë, ta bëjë me dije. Po unë e them me shumë krenari, çdo përpjekje për të bërë simetri apo konkurrencë në pisllëk me familjen time, është përpjekje e dëshpëruar që nuk do të fitojë”, theksoi Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë