Friday, April 26, 2024

Mbi 100 viktima nga tornadot në SHBA, Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Mbi 100 persona,  mendohet të jetë numri i viktimave si pasojë e tornadove në SHBA, sipas një deklaratë të guvernatorit të shtetit, ndërsa shpresa për të mbijetuar po zbehet. Ai e quajti këtë tornadon më shkatërruese në historinë e vendit, shkruan The Guardian.

Për shkak të situatës katastrofike, presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore  në Kentaki dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura.

Forcat e kërkim- shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën gërmadhat e shkatërrimit  për të mbijetuar, ndërsa ekipe të tjera vijojnë të ndihmojnë familjet e goditura duke shpërndarë ujë dhe ushqime.

Pamjet nga qytetet e Kentakit, jane të trishta. Mijëra familje kanë mbetur pa shtëpi. Shkollat, spitalet dhe objektet e lashta me vlera arkitekturore dhe historike janë shkatërruar gjithashtu. Kentaki është më i godituri nga 6 shtete amerikane ku kaloi vala e rreth 30 tornadove të fuqishme gjatë dy ditëve të fundit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë