Tuesday, March 19, 2024

Kemi rikthyer 8.000 kilometra katrorë territor të pushtuar, thotë Zelenski

Ushtria ukrainase ka rikthyer 8.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse.

Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së martës, shkruan CNN.

Zelenski tha se shumica e territorit të çliruar nga forcat ukrainase që nga fillimi i shtatorit ishte përqendruar në verilindje dhe jug të vendit.

Ai tha se do të fillojnë menjëherë pagesat e pensioneve për të gjithë ukrainasit që jetojnë në zonat e rikuperuara së fundmi.

Ndërsa, kancelari i Gjermanisë Olaf Sholz zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Scholz u shpreh se Rusia duhet të largojë trupat ushtarake nga territori i Ukrainës dhe të njoh sovranitetin territorial të këtij shtetit.

Biseda mes kancelarit gjerman dhe presidentit të Ukrainës ka zgjatur 90 minuta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë