Saturday, April 20, 2024

Tensione gjatë natës në veri, shpërthime dhe të shtëna armësh në disa lokacione

Situata e përgjithshme e sigurisë gjatë natës së mbrëmshme në veri të Kosovës ka qenë e tensionuar.

Dy shpërthime të fuqishme, një rreth orës 01:30 pas mesnatës dhe tjetra në orën 03:00 janë dëgjuar afër Zveçanit, ndërsa në drejtim të Zubin Potokut ka pasur edhe të shtëna armësh, sipas KosovaPress-it.

Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo dëme materiale, si dhe kush ka qenë cak i këtyre shpërthimeve e të shtënave me armë.

Barrikadat janë përforcuar gjatë natës me makineri të rëndë, sidomos në fshatin Soqanicë dhe Rudare, ndërsa janë vendosur edhe tenda për qytetarët të cilët po qëndrojnë tek barrikadat.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier në veri, duke ruajtur qetësinë dhe rendin publik, si dhe duke ofruar siguri për të gjithë banorët pa dallim.

Ndërkohë, rrugët për Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të mbesin të bllokuara.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë