Thursday, March 28, 2024

Putin planifikon të testojë raketën që mund të godasë Britaninë e Madhe në 6 minuta

Presidenti rus, Vladimir Putin po planifikon një test të dytë të raketës bërthamore hipersonike Satan-2, deri në fund të vitit.

Sipas medias britanike “The Sun“, raketa, e cila mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 750 km/h, mund të godasë Britaninë e Madhe në 6 minuta.

“Testimet për raketën Sarmat mund të vazhdojnë para fundit të këtij viti me një lëshim të dytë që do të kryhet potencialisht”, u shpreh një zëdhënës i ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ndërsa, politikani Aleksey Zhuravlyov ka kërcënuar më parë se do të godasë Britaninë me raketën hipersonike Satan-2 në pak minuta dhe do ta zhdukë Finlandën në vetëm dhjetë minuta.

Njoftimi vjen përballë vonesave të mundshme në përdorimin e raketës hipersonike, e njohur si Sarmat.

Shqetësimet se Rusia mund të nisë një tjetër provë do të thotë se raketa Satan-2 mund të vendoset në funksion plotësisht vitin e ardhshëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë