Saturday, December 14, 2024

Mes tymit dhe flakadanëve, përfundon në më pak se 15 minuta seanca në Kuvend

Ashtu siç nisi edhe përfundoi, me tensione, tym e flakë. Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë u karakterizua nga përplaset e deputetëve opozitarë që mbështesin Berishën, me Gardën e Republikës, por jo vetëm.

Flamur Noka, Albana Vokshi, ishin disa prej deputetëve që ndezën flakadanë në Kuvend. Megjithë kontrollet e ushtruara nga garda, sërish flakadanët hynë në sallë.

Deputeti Noka u përplas me gardistët dhe u përjashtua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Megjithatë, Noka nuk u përmbajt, por ndezi sërish flakadanë, por edhe u vuri flakën disa letrave.

Sali Berisha pati përplasje verbale me socialistin Vullnet Sinaj. Ky i fundit, disa seanca më parë u grushtua nga Bledion Nallbati, mbështetësi i ish kryeministrit, Sali Berisha.

Seanca nuk zgjati shumë, teksa fjalimet e pakta të socialistëve, thuajse nuk u dëgjuan, për shkak të zhurmës së krijuar nga Rithemelimi. Në seancë, mungoi kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë