Thursday, March 28, 2024

Kurti dhe Vuçiç konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e 18 marsit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në fokus të takimit, do të jetë finalizimi i Aneksit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedoni e Veriut. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovë, Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga BE.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë