Thursday, March 28, 2024

FOTO | Sulmohet në Serbi autobusi me emigrantë nga Kosova

Një autobus me shtetas kosovarë që po udhëtonte nga Peja drejt Gjermanisë, është sulmuar në Serbi.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në Krushevc.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Ndërkohë, janë siguruar edhe fotografi nga autobusi që u sulmua me gur, ku shihet se xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar.

Autoritetet në Serbi ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident.

Xhami i dëmtuar
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë