Sunday, May 19, 2024

Erdhi në formë huazimi në janar, Bayern Munchen arrin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit anglez

Bayern Munchen ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit anglez, Eric Dier. 30-vjeçari erdhi në Mynih në janar në formë huazimi nga Tottenham, por tashmë do të qëndrojë në Mynih edhe për 12 muaj të tjerë, duke opsionin që patën në favor.

Marrëveshja fillestare, e nënshkruar në janar, përfshinte një periudhë huazimi deri në fund të sezonit aktual, me opsionin që Bayern ta zgjaste për 12 muaj të tjerë, shkruan The Athletic.

Pasi i ka paguar Spurs një tarifë huazimi prej 4 milionë eurosh, Bayern do ta regjistrojë 30-vjeçarin kur të skadojë kontrata e tij me ekipin londinez.

33 herë kampionët e Gjermanisë kanë qenë të kënaqur me kontributin dhe aftësitë në gjashtë paraqitjet e Dier deri më tani

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë