Saturday, April 20, 2024

E rëndë në Itali/ Punëtorin shqiptar e zë poshtë pllaka e betonit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frascineto të Italisë, ku një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Edison Malaj u godit në kokë nga një pllakë betoni, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan Corriere Della Sera.

Aksidenti u dëshmua nga kolegët e punës së shqiptarit, të cilët nuk mundën të bënin asgjë për të shmangur tragjedinë.

Malaj po ngarkonte disa panele çimentoje në një kamion në sheshin e ish-kantinës sociale, ku po punohet për rinovimin. Artifakti ishte mbërthyer me kabllo të cilët nga ana e tyre ishin të lidhur në krahun e vinçit të vendosur në automjet.

Papritur, njëri prej kabllove u shkëput duke bërë që pllaka e betonit të bjerë dhe goditi punëtorin shqiptar.

Prokuroria e Castrovillarit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë