Tuesday, April 16, 2024

Digjet një automjet në Fier, dyshohet i autorëve të atentatit në Vlorë

Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Frakull të Fierit, disa kilometra nga autostrada Fier-Vlorë, ku ndodhi atentati me dy viktima paraditen e së enjtes.

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raporton se automjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit, ndërsa në brendësi është gjetur edhe arma që është përdorur.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Benz”, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Atentati i ndodhur, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë