Saturday, May 18, 2024

Blerina Bala në krye të Himarës/ Rama: Zhvillim pozitiv. Shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Këshilli Bashkiak i Himarës, komandoi Blerina Balën si kryetare të qytetit bregdetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e konsideroi pozitiv këtë zhvillim.

Sipas kreut të qeverisë, shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit.

“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës”, shkruan Rama në X.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë