Friday, July 26, 2024

Berisha për Primaret: Në themel është vota e lirë, e përdorin partitë me moderne

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se procesi i Primareve që kreu kjo forcë politike, kishte në themel votën e lirë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se këtë praktikë e përdorin partitë më moderne.

“Shfrytëzoj këtë moment për tu përcjellur urimet më të përzemërta për të gjithë kandidatët që morën pjesë në primare dhe në tërësi u mbyllën dje. Në veçanti atyre që fituan në këtë garë, e parë në historinë e vendit. E një rëndësie jetike në një vend ku nuk votohet. Le të shprehim ne besimin dhe vendosmërinë për ta shndërruar ne këtë në një frymëzim për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në tërësi. Përfundimi i primareve dëshmon përpjekjet tonë më serioze dhe përpjekjen më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar liritë, dinjitetin, votën e anëtarëve të vet.

Përbën vendosjen e një praktike që ka në themel votën e lirë, të cilën e përdorin partitë me moderne, më demokratike në Europë dhe botë. Kjo praktikë përmbys praktikat e mëparshme të përzgjedhjes, përfaqësimit të qeveritarëve qendror dhe vendor të forcave politike. Vendos në qendër pushtetin e anëtarëve, zhdërvjelltëson, apo formën e vjetër e përfaqësimit e zëvendëson me një formë të re më të drejtë dhe më të ndershme. Ndaj dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë ata që morën pjesë në garë, degët, drejtuesit e grupeve, kryesitë, komisionet, komisionin e menaxhimit të zgjedhjeve në qendër për punën, do të thosha në tërësi të shkëlqyer që ka zhvilluar”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë