Thursday, March 28, 2024

“Nuk jemi shkatërruar, do fitojmë këtë vit”, Zelensky fjalim për 1-vjetorin e luftës

“Ukraina as nuk është shkatërruar dhe as është dorëzuar dhe e di se çdo e nesërme ia vlen të luftohet”.

Ky është mesazhi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij që përkon me 1-vjetorin e luftës kundër Rusisnë, shkruan BBC.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë vit”, theksoi presidenti ukrainas.

Ai falënderoi gjithashtu ushtrinë, mjekët, vullnetarët dhe partnerët e huaj të Ukrainës për bashkimin e përpjekjeve për t’i bërë rezistencë agresionit rus.

“Ne i rezistojmë të gjitha kërcënimeve, granatimeve, bombave thërrmuese, raketave të lundrimit, dronëve kamikaze, ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe të ftohtit. Ne jemi më të fortë se kaq,” tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë