Saturday, July 27, 2024

Londër, 9 persona të plagosur nga një sulm me acid

Nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën të mërkurën, në një sulm me acid në Clapham, në jug të Londrës, njoftoi Policia Metropolitane e kryeqytetit britanik.

“Tre persona, një grua dhe dy fëmijët e saj të vegjël – u dërguan në spital për trajtim ,” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se tre persona të tjerë, të gjithë të rritur, u dërguan në spital me lëndime.

Sipas një dëshmitari, një burrë është parë duke e hedhur gruan në tokë dhe më pas duke hedhur acidin mbi të.

“Unë vrapova në shtëpinë time, mora një shishe me ujë dhe spërkata ujë në sytë e saj. Buzët e saj ishin të zeza. Lëkura e saj dukej e djegur”, tha ai.

Tre policë u dërguan gjithashtu në spital me lëndime të lehta. Sipas policisë, për momentin nuk ka të arrestuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë