Saturday, July 27, 2024

Kampi në Shëngjin, Meloni: Fillimisht do të akomodohen mbi 1 mijë emigrantë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se dy strukturat që do të shërbejnë si kamp për emigrantët, në Shëngjin dhe Gjadër, do të jenë funksionale që prej datës 1 gusht.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shëngjini me kryeministrin Edi Rama, Meloni u shpreh se fillimisht do të akomodohen mbi 1 mijë emigrantë.

“Përsa i përket opozitës ajo bën punën e saj dhe e konsideroj si diçka normale dhe sido që të bësh gabon, nëqoftëse nuk do ta bëja këtë, do më thoshin “bën fushatë elektorale”. Duke e bërë këtë thonë gjithnjë pra se po bëj fushatë elektorale, por unë gjithsesi po bëj punën time sepse unë ndjek çdo gjë që duhet bërë dhe kuptoj opozitën sepse ju nuk mund të kërkoni qe unë të zhdukem, pra të mos bëj asgjë, sepse nuk po bëj fushatë zgjedhore në këtë muaj.

Të vetmin eveniment e kam bërë javën e kaluar. Pra shkoj në Shqipëri, më thonë po bën fushatë zgjedhore; një spot televiziv, është fushatë zgjedhore, pra atëherë çfarë duhet bëj? Duhet të pezulloj veprimtarinë e qeverisë për një muaj? Më vjen keq, por unë ketë s’mund ta bëj sepse thjesht po bëj punën time si kreu i shtetit.

Sigurisht që dy strukturat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe do të jene operative prej datës 1 gusht dhe flitet aktualisht për më tepër se 1 mijë vende dhe pastaj për të mbërritur deri tek shifra 3 mijë siç kemi folur dhe siç kemi rënë dakord.”, theksoi Meloni.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë