Saturday, July 27, 2024

Historike/ Shkupi flet shqip, Talat Xhaferi i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Xhaferi është i pari politikan shqiptar që zgjidhet në këtë post në Maqedoninë e Veriut.

65 deputetë votuan pro qeverisë teknike që do të drejtohet nga Xhaferi. Ndërkaq, 3 deputetë votuan kundër. Të pranishëm në seancë, ishin 11 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë