Saturday, July 27, 2024

Erdogan nuk planifikon të takohet me Biden për të diskutuar për luftën në Gaza: S’është në agjendën time

Presidenti turk ka thënë se një takim me Joe Biden në lidhje me situatën në Gaza nuk është në agjendën e tij.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili po fliste me gazetarët në Athinë, deklaroi se do ta diskutonte çështjen nëse presidenti i SHBA-së do e telefononte, shkruan Sky News.

Ai theksoi gjithashtu se ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë bisedime në Uashington si pjesë e të ashtuquajturit grup kontakti të vendeve myslimane sot.

Erdogan tha se shpresonte se kjo do të çonte në fundin e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.

Turqia ka qenë shumë kritike ndaj Izraelit që kur filloi sulmin e tij në Gaza.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë