Saturday, July 27, 2024

Dosjet e ish-Sigurimit, Berisha: PS-ja po bën një ligj anti-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nismën ligjore të Partisë Socialiste, për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Partia Socialiste po bën një ligj kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas Berishës, kjo është e bazuar vetëm në shpifje dhe se Meta nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

“Atë që bën Partia Socialiste, duket se është një ligj, që po ta quajmë ndryshe është ligj anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë nga autori për të cilin akuzohet Meta. Atëherë, në qoftë se Partia Socialiste është e gatshme të kthejë ligjin e lustracionit, Autoriteti i Dosjeve ekziston, Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet për lustracionin. Nëse jemi të vendosur për të bërë lustracionin, ligji duhet të ketë për inctitucion, një institucion të veçantë, atë të hapjes së dosjeve”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë