Thursday, October 10, 2024

Buxheti 2024 kalon nën “tym” në Kuvend, mazhoranca e miraton me 74 vota pro

Buxheti i vitit 2024 u miratua me 74 vota pro nga mazhoranca, në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.

Mes rrëmujës, kaosit dhe tymit të shashkave të vendosur nga deputetë demokratë të grupimit të Sali Berishës, seanca zgjati vetëm 8 minuta.

Në seancë nuk pati diskutime nga mazhoranca, teksa Foltorja vijonte “luftën me karrige” dhe hedhjen e shashkave.

I pranishëm në seancë ishte kryeministri Edi Rama, por mungoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sali Berisha, së bashku me 5 deputetë që e mbështesin, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka ishin të përjashtuar, pas veprimeve të dhunshme të kryera në seancën e kaluar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë