Thursday, February 29, 2024

Arkivat nxjerrin dokumentet e reja, tregojnë sasinë e arit që mori Mbreti Zog

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani.

Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate, teksa dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.

“Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat! Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot. Dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë Fashiste dhe vjen në formën e një raporti si më poshtë”, thuhet në njoftim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë