Saturday, April 20, 2024

Zelensky: Rusia ka shkatërruar mbi një të tretën e sektorit të energjisë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se raketat ruse dhe sulmet me dronë të prodhuar në Iran kanë shkatërruar mbi një të tretën e sektorit të energjisë së Ukrainës.

Një deklaratë, Zelensky e dha gjatë një konference më 25 tetor lidhur me rindërtimin e Ukrainës, shkruan Reuters.

“Rusia po shkatërron gjithçka, prandaj është shumë e vështirë për ne që ta kalojmë dimrin”, tha Zelensky teksa iu adresua përmes video-lidhjes konferencës në Berlin.

Ai theksoi se Ukraina ende nuk ka pranuar “asnjë cent” për planin e rindërtimit të shpejtë, që është në vlerën prej 17 miliardë dollarësh.

Në këtë konferencë morën pjesë kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë