Friday, November 22, 2024

Rama paralajmëron “vetting” për drejtuesit dhe punonjësit e ujësjellësve

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ristrukturim të ndërmarrjeve të ujësjellësit në vend, duke nisur me kontrollin dhe vlerësimin e drejtuesve dhe punonjësve të këtyre ndërmarrjeve.

Gjatë takimit me kryebashkiakët në kryeministri, Rama tha se do të rishikohet dhe kalohet në sitë profili dhe kapacitetet teknike të drejtorëve, shefave dhe punonjësve të ujësjellësve në të gjithë vendin.

Edi Rama: “Nuk mund t’u themi njerëzve që përgjegjësinë për ujin e ka qeveria. Pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjit, por kur vjen puna për përgjegjësinë ia kaloni qeverisë. Kështu që ne do ta marrim këtë përgjegjësi dhe bashkërisht do ta ndryshojmë kursin e kësaj historie.

Sugjerimi im do të ishte t’i merrni masat vetë para sesa këto pasqyra të tregojnë gjëra që do të mbeten në historinë e satirës dhe humorit shqiptar. Një ndërmarrje që nuk mbulon as pagat dhe sigurimet dhe mban me borxhe lista të tëra punonjësish, është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. As Korça dhe Pogradeci që janë larg të tjerëve, nuk i paguajnë dot kreditë.“

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë